Gjethja e dafinës, bima që bën mrekulli për shëndetin
Gjethja e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve. Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes. Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator etj.
Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja
Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje.
Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.
Pastron mukozën nga mushkëritë
Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë.
Mënyra më e mirë është që t’i qitni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin....
source https://www.zerion.net/kuzhina/gjethja-e-dafines/
Kommentare
Kommentar posten